Caparros zëvendëson Del Bosquen në stolin e Spanjës

161

Joaquin Caparris është kandidati kryesor për të zëvendësuar Vicente Del Bosquen në krye të stolit të kombëtares spanjolle, përcjell lajmin Gazeta Sheshi.

Sipas informacioneve që vijnë tek fundit nga Spanja, presidenti i federatës spanjolle, Angel Villar, ka propozuar teknikun e Granas për ta vendosur në krye të “stuhisë së kuqe”.

“Vicente ka bërë një punë të mirë me përfaqësuesen spanjolle, derisa do ishte nder për mua ta zëvendësoj atë. Unë e njoh lojën dhe mentalitetin e përfaqësueses, mirëpo tani për tani nuk mund të them asgjë”, ka theksuar Caparros.

Ardhja e teknikut spanajoll në krye të kombëtares mund të ndodhë pas kampionatit europian “Francë 2016”.