Calhanoglu largohet nga Milan, e zëvendëson ylli i La Ligës

186

Hakan Calhanoglu sipas gjitha gjasave do të largohet nga Milani gjatë verës nga Milani.

Mesfushori turk është në muajin e fundit të kontratës dhe ka vendosur të largohet si futbollist i lirë.

Gjithsesi Rossonerët nuk po qëndrojnë duarkryq dhe kanë gjetur tanimë zëvendësuesin e tij.

Fjala është për francezin Nabil Fekir i cili po kalon një sezon fantastik në La Liga me Real Betisin.

27-vjeçari ka realizuar katër gola dhe ka asistuar në gjashtë të tjerë këtë edicion në 32 ndeshje të La Ligas.

Fekir prej kohësh është kërkuar nga Rossonerët, mirëpo këtë verë Milani pritet të bëjë përpjekje më të mëdha për të nënshkruar me të.

Trajneri Stefano Pioli e pëlqen shumë francezin dhe te Milani e shohin si zëvendësuesin perfekt të Calhanoglus.

Gjithsesi për të arritur ta transferojnë francezin në San Siro, Milan duhet ta mposhtë konkurrencën e rivalit lokal Inter si dhe të ekipeve angleze si Arsenal, Everton e West Ham United.

Fekir ka kontratë me Betisin deri në verën e vitit 2023, derisa vlera e tij sillet rreth 25 milionë euro.