Caktohet gjyqtari i gjysmëfinales Man City – Real Madrid

186
Është përcaktuar gjyqtari i ndeshjes gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve mes Manchester Cityt dhe Real Madridit.

Turku, Cüneyt Çakir, do ta ndajë drejtësinë në ndeshjen gjysmëfinale të Championsit mes Manchester Cityt dhe Real Madridit.

Skuadrat e zhvillojnë ndeshjen e parë të martën nga ora 20:45 në stadiumin ‘Etihad’.

Ndihmësit e tij në këtë përballje do të jenë: Çem Satman, Hüseyin Göçek, Tarik Ongun dhe  Barış Şimşek