C43 AMG 4MATIC Coupe modeli i ri nga Mercedes

134

Mercedes-Benz vjen me modelin e ri C43 AMG 4MATIC Coupe, i cili do të prezantohet këtë vit në Geneva Motor Show.

Modeli ri vjen me motor V6 me turbo të dyfishtë të cilin e gjejmë tek SLC43 AMG dhe C450 AMG sedan i cili motor ka ndërrues automatik të shpejtësive 9G-Tronic si dhe sistemin e të gjitha rrotave aktive, 4MATIC nga Mercede.

Përshpejtimin nga 0-100km/h e arrin për 4.7 sekonda dhe shpejtësi maksimale të kufizuar elektronikisht në 250km/h.

Ndërkohë akoma nuk ka informacion në lidhje me çmimin që ky model do të ketë në treg.