Buzëqesh Feronikeli, pritet t’i bashkohen dy futbollistë

778
Pamje nga festa e golit të futbollistëve të Feronikelit | © Gazeta Sheshi

Feronikeli ka nisur që të mendojë për edicionin e ardhshëm.

Skuadra nga Drenasi ka nisur që të mendojë për transfere pas shumë largimeve që kanë ndodhur nga skuadra ditët e fundit.

Mbrojtësi Lulzim Doshlaku nga KEK-u dhe mesfushori Qemail Elshani nga Drenica, pritet që t’i bashkohen skuadrës nga Drenasi, raporton Zeri.info

Doshlaku dhe Elshani dhe më parë kanë qenë pjesë e Feronikelit, kur kjo skuadër ka dominuar në futbollin kosovar duke fituar edhe tituj kampion.