Busic përfundon karrierën në Gjilan

590

Tomislav Busiç ka përfunduar karrierën e tij tek skuadra e Gjilanit, shkruan Gazetasheshi.com.

Sulmuesi kroat është paraqitur për kuqebardhët në ndeshjen ndaj Prishtinës, ku edhe është mbyllur pjesa e parë me rezultat 0:2 për kryeqytetasit.

35 vjeçari ka luajtur vetëm në 40 minuta dhe është zëvendësuar me Shend Kelmendin. Kështu sulmuesi nga Kroacia ka mbyllur edhe karrierën e tij futbollistike.

Kujtojmë që Busiç me parë ka luajtur edhe për skuadrat shqiptare si Flamurtari, Vllaznia, Tirana dhe Teuta. Ndërsa me sukses ka luajtur edhe për grupmoshat e Kroacisë deri në U21.

/GazetaSheshi/