Bujar Rama te Drenica

235

Drenica ka siguruar edhe një përforcim.

Pas më shumë se dhjetë vitesh si lojtar i Trepçës, mesfushori Bujar Rama ka kaluar në radhët e Drenicës.

Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e klubit të Drenicës në “Facebook”, e cila shkruan se marrëveshja është njëvjeçare.

Ndërkohë, edhe vet futbollisti ka njoftuar për kalimin te Drenica.

“Prej sot edhe zyrtarisht jam lojtar i KF Drenica”, ka thënë Rama.