Brocchi kërkon mrekullinë

176

Të dielën duke filluar nga ora 20:45, Sampdoria pret Milanin në ‘Stadio Luigi Ferraris’, ndeshja e parë kjo për Cristian Brocchin në stolin e shtatë herë kampionëve të Evropës.

Brocchi e di se synimi i Milanos është pjesëmarrja në garat Evropiane, një gjë e tillë ende është e arritshme për kuqezinjtë.

Milani aktualisht renditet në pozitën e gjashtë të Serie A me 49 pikë, shtatë më pak se Fiorentina që mban pozitën e pestë, vend ky që dërgon në garat Evropiane.

Synimi i kuqezinjve është që të sigurojnë një vend në garat Evropiane, kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në fund të këtij edicioni. Matematikisht një gjë e tillë ende është e mundur dhe të gjithë i kanë sytë te trajneri i ri, Cristian Brocchi, që shpresojnë se mund ta shpëtojnë sezonin duke triumfuar edhe në Kupën e Italisë ku do të përballen me Juventusin.