“Brazili nuk ka identitet”

169

Lucas Moura nuk ishte i ftuar nga selektori brazilian Carlos Dunga në duelet e fundit të “kanarinave”, prandaj vetë futbollisti i skuadrës franceze Paris-Saint Germain mendon se tashmë Brazili e ka humbur identitetin, transmeton Gazeta Sheshi.

“Brazili lë shumë për të dëshiruar. Futbolli ka evoluar dhe Brazili duhet ta shfrytëzojë këtë pasi ka lojtarë shumë të mirë, vetëm se duhet ditur ti bësh kolektiv ata. Brazili tani ka probleme politike të cilat po reflektojnë edhe në futboll. Me një fjalë tashmë nuk ka identitet”, ka theksuar Moura.

Moura nuk është “viktima” e vetme e paftuar e selektorit Dunga. Gjithashtu ai nuk kishte ftuar as kapitenin e PSG-së, Thiago Silvan, me ç’rast ka marrë reagime të ashpra për këtë përzgjedhje.

/Gazeta Sheshi/