Boshnjaku: Megjithëse nuk e njohim fare kundërshtarin, besojmë kalimin në finale

112
????????????????????????????????????

Prishtina, sot për herë të parë e përfaqëson Kosovën në Ligën e kampionëve, përcjell Gazetasheshi.com.

Ndërsa e nis nga raundi preliminar dhe ndeshjes eliminues gjysmëfinale me Folgoren nga San Marino.

Para ndeshjes së sotëm në “Elbasan Arena”, kapiteni, Lorik Boshnjaku, ka thënë se nuk e njeh fare kundërshtarin dhe e beson kalimin në finale.

“Sonte ishte një trening i lehtë si para çdo ndeshje tjetër, pak më i lehtë jo aq i vështirë duke mbajtur konstant përqendrimin maksimal për ndeshjen e nesërme. E presim përballjen me kundërshtarin me qetësi dhe vetëbesim shumë të madh. Shpresojmë shumë në rezultat pozitiv dhe kalimin në finale, megjithëse pothuajse nuk kemi fare informata për kundërshtarin. Por, ne duhet bërë punën tonë, të japim maksimumin nga vetja jonë, të zhvillojmë lojën tonë ashtu siç e kemi bërë gjatë tërë kampionatit”.

“Thjesht, jam shumë optimist, jo vetëm për ndeshjen e nesërme, por për krejt këtë raund preliminar, por kuptohet së pari t’i qasemi ndeshjes së nesërme”, përfundoi ai për faqen zyrtare të klubi.

Ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Folgores zhvillohet sot nga ora 20:00 në “Elbasan Arena”.

/Gazeta Sheshi/