Boshnjaku: Kemi vuajtur shumë për këtë titull

109

Prishtina është shpallur kampione e Kosovës për edicionin 2020/21, shkruan Gazetasheshi.com.

Bardhekaltërit u kurorëzuan me titullin kampoon një xhiro para fundit, pasi ka fituar sot në Gjilan ndaj skuadrës së Ismet Munishit me rezultatin 1-2.

Ndërsa ju rikujtojmë që titulli në kryeqytet është rikthyer pas plotë 8-të viteve, kurse ky titull është i 11-të për skuadrën e Prishtinës.

Kapiteni i Prishtinës, Lorik Boshnjaku, është shprehur se ka ndjenja të pabesueshme dhe se e kanë pritur shumë vjet trofeun e Superligës.

“Është ndjenjë e pabeuseshme, e kam prit shumë vjet, kemi qenë disa herë shumë afër, normalisht që jam shumë i lumtur”.

“Normalisht ka pas ulje dhe ngritje, por kemi besuar dhe në fund ia arritëm këtë qellim. Së pari ia dedikojmë Plisave dhe te gjithë adhuruesve të Prishtinës”, përfundoi Boshnjaku.

/GazetaSheshi/