“Bombardon” përsëri Ulpiana, transferon ish-portierin e West Ham

1892

Klubi Futbollistik “Ulpiana” nuk e ka ndërmend të ndalet në këtë afat kalimtar të verës.

Klub nga Lipjani ka arritur akordin me ish-portierin e akademisë së West Ham, Drilon Ajeti, raporton Gazetasheshi.com

21-vjeçari ka mbërritur sot në “Sami Kelmendi” për të firmosur me skuadrën e Edlir Tetovës, duke blinduar kështu portën së bashku me Bashën dhe Blakçorin.

Ajeti në të kaluarën ka qenë pjesë e grupmoshave të West Ham dhe Llapit, ndërsa tani do të veshë fanellën e Ulpianës.

/Gazeta Sheshi/