“Bomba” vjen nga Londra: Chelsea ka refuzuar Realin për Courtois-in

150

Skuadra londineze i ka vënë një çmim tejet të lartë gardianit të përfaqësueses belge verën e shkuar, me ç’rast i ka detyruar zyrtarët e skuadrës madriliene të tërhiqen nga bisedimet raportojnë mediat në ishull, transmeton Gazeta Sheshi.

Blutë e Londrës kishin kërkuar hiç më pak se 73 milionë funta, në mënyrë që ta lënë të lirë Courtois-in drejt Santiago Bernabeu-t. Mirëpo, kjo ofertë e lartë ka qenë e papranueshme nga zyrtarët madrilien, të cilët janë tërhequr menjëherë nga bisedimet.

Kujtojmë që mbretërit ishin futur në bisedime edhe për gardianin spanjoll të Manchester United, David de Gea, mirëpo kishte dështuar në momentin e fundit të afatit kalimtar, pasi nuk kishin grumbulluar dokumentacionin ne kohë të caktuar.

/Gazeta Sheshi/