Blanc apo Mourinho? Tashmë ka vendosur Parisi

139

Emri i Jose Mourinhos ka qenë shumë i lidhur javëve të fundit për një kalim të mundshëm tek gjiganti francez Paris SG. Pas eleminimit nga Liga e Kampionëve të parisienëve, besohet se presidenti i klubit Nasser Al-Khelaifi ka vendosur për të bërë ndryshime në stolin e skuadrës, mirëpo një gjë e tillë është demantuar menjëherë, përcjellë informacionin Gazeta Sheshi.

Ka qenë vetë Al-Khelaifi që ka konfirmuar qëndrimin e francezit Laurent Blanc si shef i shtabit teknik tek parisienët.

“Blanc ka kontratë edhe për dy vite dhe do vazhdoj të qëndroj edhe më tej këtu. Fitoret dhe humbjet janë përgjegjësi e kolektivit dhe jo e trajnerit”, ka deklaruar Al-Khelaifi.

Parisi ka fituar edhe Kupën e Francës të shtunën mbrëma, deri sa në finale ka mposhtur skuadrën e Lille-s 2-1.

/Gazeta Sheshi/