Bislimi thotë se Malisheva është shembull për skuadrat tjera dhe premton gjëra të mëdha në Superligë

356

Me 27 ndeshje të zhvilluara, 19 fitore, 3 barazime, dhe 5 humbje, dhe gjithsej 60 pikë të tubuara, skuadra e Malishevës, e drejtuar nga Arsim Thaçi, në sezonin e ri do të jetë pjesë e Superligës së futbollit kosovar.

Kujtojmë që skuadra e Malishevës për një kohë të shkurtër, të krijoj një grup futbollistësh që ia kanë mundësuar kësaj skuadreje, ngjitjen në majat më të larta të futbollit të Kosovës.

Mbrojtësi i kësaj skuadre, Gentrit Bislimi u deklarua shumë i lumtur për inkuadrimin në Superligë, ku në një intervistë për GazetaBlic Sport tha se puna e madhe u shpërblye.

“Ndjehem shumë i lumtur për këtë sukses historik, ekipet duhet të marrin shembull tek një klub siç është Malisheva, sepse kemi fituar të gjitha pikët me shume djersë të cilat në fund u shpërblyen, ku arritëm që të dalim kampion“, tha fillimisht Bislimi.

Më pas ai tha se Superliga është pasuruar shumë me inkuadrimin e Malishevës.

“Superliga është pasuruar shumë me klubin e Malishevës, sepse kemi moshën mesatare 22 vjet . Ju premtojmë që objektiva nuk do të jetë vetëm të mbijetojmë, por do synojmë pjesën e epërme të tabelës“, përfundoi Bislimi.