Bilanci: Si u ‘shkatërruan’ ëndrrat e Interit

154

InteriSkuadra e Mancinit nuk po kalon një periudhë të mirë në Serinë A dhe këtë e tregojnë shifrat. Zikaltrit kanë marrë 9 pikë në 8 ndeshjet e fundit: 2 fitore, 3 barazime dhe 3 humbje.

“Më 12 dhjetor, pasi kishte mundur 4-0 Udinesen, Man ini shkoi të flinte me 4 pikë në avantazh ndaj Fiorentinës, e dyta në klasifikim, e cila u kap një ditë më pas nga Napoli”,-shkruajnë mediat e huaja.

Në këto 56 ditë, Interi ka mundur vetëm Empolin dhe Chievon dhe këtë e ka arritur me rezultatin e ngushtë 1-0. Skuadra e Mancinit ka humbur ndaj Lazios, Sasuolos dhe Milanit, ndërsa ka barazuar me Atalantën, Carpin dhe Veronën.

Në javët e fundit Interi ka pësuar 11 gola, duke humbur edhe vlerësimet për mbrojtjen më të mirë.

Aktualisht, zikaltrit ndodhen në vendin e katërt me 45 pikë, 1 pikë larg vendit të tretë që është zona ‘Champions”, por me rezultatet e fundit, objektivi i deklaruar publikisht nga drejtuesit e skuadrës, duket se bëhet më i largët.