Bilali i jep fund aventurës në futbollin sllovak

386

Afati kalimtar i verës sa shkon e bëhet më i nxehte këtë vit.

Lutfi Bilali është emër i njohur në futbollin kosovar pasi që ka luajtur për skuadrën e Arbërisë, shkruan Gazetasheshi.com

Së fundmi, Bilali është paraqitur për skuadrën nga Sllovakia, Bardejov.

Sulmuesi 29-vjeçar tashmë i ka dhënë fund aventurës në Sllovaki dhe është në pritje të ofertave të cilat veçse kanë filluar për t’i siguruar shërbimet e futbollistit nga Gostivari.

Kujtojmë që Bilali ka bërë karrierë në vende të ndryshme, sikurse Maqedonia, Finlanda, Greqia, Kosova dhe së fundmi në Sllovaki.

/Gazeta Sheshi/