Bichard me një rrugëtim të jashtëzakonshëm, nga një fshat i vogël deri në stol te Kosova

158

Ka trajektore të papritura, të cilat mund të dërgojnë nga një fshat i vogël në Indre në një shtet të vogël në Ballkan. Kjo histori është ajo e Sebastien Bichard, Berry nga Saint-Benoît-du-Sault dhe tani është ndihmës-trajner në Përfaqësuesën e Kosovës, shkruan Gazetasheshi.com.

Rrugëtimi i Bichard është interesante në jetën e futbollit, pasi ai kishte vendosur të emigronte në Zvicër në moshën 20 vjeç për ta vazhduar ëndrrën e tij si futbollist.

“Kam luajtur atje deri në divizionin e dytë. Unë tashmë kisha thirrjen për t’u bërë trajner, unë u diplomova në të njëjtën kohë. Dhe më pas, për shkak të një dëmtimi, unë ndalova së luajturi kur isha 27 vjeç”, tha ai në një intervistë për “LaNouvelleRepublique.fr”.

Sébastien Bichard zejen e trajnerit e nisi me grupmoshat e reja të Vaud Nyon nga U14 dhe U15. Pastaj ndihmës-trajneri i Kosovës vendosi të përsipër gjeneratat U18, U21 të FC Lausanne Sport dhe U21 të FC Sion. Më pastaj është bërë edhe ndihmës-trajner i skuadrës së parë te Sionit.

“Ne fituam mbijetesën. Pas kësaj, unë shkova në Brazil për të firmos një klub të madh atje”. E ku pikërisht ishte skuadra e Atletico, e qëndrimi i tij atje ishte për një muaj “Këtu “Kam kaluar një muaj atje”.

Pas përfundimit në Brazil ai u rikthyer sërish në Zvicër dhe me pas mori një telefonatë nga Challandesi dhe i’u bashkua Kosovës për ndeshjet e nëntorit. Madje në fitoren me Moldavinë ishte pikërisht Bichard ai që e udhëheqi skuadrën pasi Challandes ishte i infektuar me Covid-19.

“Isha unë që isha trajner dhe fituam ndeshjen e fundit (1-0 kundër Moldavisë), falë së cilës shpëtuam në Grupin C të Ligës së Kombeve.” Bichard me pastaj firmosi me Kosovën deri në vitin 2022 dhe iu bashkua Dardanëve për ndeshjet eliminatore në Kupën e Botës “Katar 2022”. Në dy ndeshjet e parë dardanët pësuan humbje prej 3:0 ndaj Suedisë dhe 3:1 ndaj Spanjës, me qëndrimin në Kosovë ai nder tjera thotë se tani është adaptuar me qëndrimin e tij në vendin tonë dhe se e njeh mjaftë mirë mentalitetin e kosovarëve.

“Federata e Kosovës është pranuar që pesë vjet. Në Zvicër dhe Gjermani, shumë njerëz janë nga Ballkani, e posaçërisht nga Kosova, siç janë ndërkombëtarët zviceranë Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka. Unë e njoh mirë këtë kulturë ”, deklaroj Bichard, duke shtuar se mund të i cili mund të mbështetet nga një numër futbollistë që luajnë në liga të ndryshme evropiane, përfshirë edhe tre në Ligue 1 si në Reims: Zeneli dhe Berisha e Dijon i cili luan Celin, duke mos harruar edhe yllin e  Napolit mbrojtësin Amir Rrahmani.

“Ndeshja në Spanjë ishte e jashtëzakonshme. Ata kanë një mënyrë për të luajtur që është thelbi i futbollit total. Ne u përpoqëm t’i shqetësojmë ata me mjetet tona aktuale. Ne humbëm 3-1, por është një lojë që shërben për tu rritur”, tha Bichard, duke cekur se dëshira e tij është ta krijoj një projekt të mirëfilltë në futboll si trajner kryesor “Dëshira ime është të gjej një projekt si trajner kryesor. Ajo që ka rëndësi për mua është të jem në nivelin e lartë. Unë dua një sfidë në Francë dhe Zvicër.

/GazetaSheshi/