Besa zhvendoset në "parajsë" (Foto)

279

Skuadra e Besës përgatitjet për edicionin e ri të Superligës do t’i vazhdojë në Mavrovë.

Ekspedita e drejtuar nga trajneri Gani Sejdiu ka udhëtuar për në qendrën stërvitore të Mavrovës dhe atje do të qëndrojë 10 ditë, transmeton Gazeta Sheshi.

Kushtet që ofron kompleksi janë vërtetë të jashtëzakonshme dhe kjo dëshmon seriozitetin e pejanëve që kanë për edicionin e ri.

Besa synon titullin e kampionit.

Para pejanëve, për përgatitje jashtë vendit ka shkruar Feronikeli. Të dy ekipet kanë fushën me bari sintetik, donacion nga Bashkimi Evropian, por kanë zgjedhur t’i “mbushin bateritë” jashtë vendit.

Ekipet tjera nuk e kanë parë të arsyeshme të shpenzojnë për përgatitje shtesë.