Besa sjell “bombën” e rradhës: Rikthen ish-kapitenin Agon Rexha nga Anglia

195

Klubi i futsallit Besa nga Peja nuk e ka ndërmend të ndalet së forcuari organikën e tyre. Por, kësaj rradhe fjalë bëhet për një super lojtar i cili vjen nga Anglia. Në fakt, Besa ka arritur ta rikthejë në folenë e vjetër ish kapitenin e klubit Agon Rexha me të cilin ishte shpallur Kampion i Kosovës në kampionatin 2008/2009, transmeton Gazeta Sheshi.

11081415_865468563512157_6800571501862581588_n1-640x360

Rexha deri më tani ishte pjesë e klubit “Baku United Futsal Club” në Angli. Vlen të cekim se Agon Rexha me ish-klubin në Angli “Baku United Futsal Club” ishte pjesë e Champions League vitin e kaluar, me ç’rast ka arritur deri në top 16-shen më të mirë në Europë. I njejti lojtar ka eksperiencë të madhe të futsallit botëror sepse është pjesë edhe e Kombëtarës së Anglisë dhe pjesëmarrës në kualifikime Europiane dhe Botërore.

Me këtë transferim, Besa ka shprehur haptas synimet që ka në këtë kampionat, duke tentuar të triumfojë në kampionat dhe mundësia e pjesëmarrjës në garat ndërkombëtare (Champions League).

/Gazeta Sheshi/