Besa po e kërkon edhe një ‘partner’ për Ligën e Parë, këto janë skuadrat më të rrezikuara

304

Besa një nga klubet më të trofeshme në Superligën e Kosovës pas luftës, për herë të dytë në histori të klubit ka humbur statusin e klubin elitar.

Tri herë kampioni i Kosovës, këtë edicion ishte prezantuar me një projekt krejt tjetër për dallim nga e shkuara, duke u bazuar në lojtarë të rinj.

Besa arriti t’i tubojë vetëm 10 pikë deri më tani, duke bërë që të humb statusin e skuadrës së Superligës, pasi do t’i zhvillojnë edhe shtatë ndeshje, shkruan Gazeta Olle.

Edhe nëse do t’i fitonin këto shtatë ndeshje (21 pikë), nuk do të arrinin ta zinin Drenicën që është në vendin e barazhit me 33 pikë.

Besa matematikisht është larguar, por futbollit të Kosovës ia prezantoi disa talent mjaftë të mirë që do të dëgjojmë shumë për ta në të ardhmen, si Ardit Tahiri, Etrnik Brruti, Agron Kolaj, Ardit Qorri e Diellon Beseni, të gjithë nën 20 vjeç.

Kush do t’i bashkohet?

Gara për mbijetesë do të jetë e fortë sikurse ajo për titull, ndërsa numri i skuadrave të implikuara do të jetë më i madh.

Gjashtë klube luajnë për të mos mbetur në pozitat tetë (barazh) dhe nëntë (rënia direkt).

Trepça ’89 me 35 pikë mban vendin e pestë, Feronikeli një vend me poshtë me 34 pikë, ndërsa Llapi dhe Drenica kanë nga 33 pikë.

Arbëria duket më e ‘avantazhuar’ për rënie, pasi mban vendin e nëntë me 27 pikë.