Besa dhe Drenica ‘fyt’ për ‘fyti’ për ekzistencë, kundër traditës dy dekadëshe në elitë

375
Pamje nga ndeshja ndërmjet Besës dhe Drenicës

Xhiro e 29-të në kampionatin elitar të futbollit kosovar fillon me ndeshjen e ditës së premte (16 prill) ndërmjet Besës dhe Drenicës, shkruan Gazetasheshi.com.

Takimi ndërmjet dy skuadrave që kanë edicione të barabarta të kaluara në Superligë (20), do të jetë më ndryshe se herave të tjera, pasi që objektivat i kanë jo sikurse e do tradita, por në luftë për të ruajtur statusin e skuadrës elitare.

Klubi pejan është dorëzuar prej kohësh në këtë objektiv, mirëpo mbetet e përkushtuar për të mbyllur një edicion kompetitiv dhe pa i bërë ‘autostradën’ askujt.

‘Kuqezinjtë’ nga Skenderaj kërkojnë ta lënë prapa duelin e xhiros së shkuar ndaj Prishtinës dhe synojnë që të rikthehen te fitoret për të vazhduar garën e mbijetesës.

Takimi do të gjykohet nga gjyqtari Visar Kastrati, i cili njëherit bartë edhe stemën e FIFA-s. Gjyqtari kryeqytetas do të ndihmohet nga asistentët Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa, të cilët gjithashtu janë me stemë të FIFA-s.

Takimi ndërmjet Besës dhe Drenicës do të jetë i katërti këtë edicion dhe fillon nga ora 15:00.

Gazeta “Sheshi” do ju mbajë të informuar për çdo ndryshim nga ky takim.

/Gazeta Sheshi/