Berlusconi nuk njeh diplomaci për Milanin, sulmon Mihajlovic-in në fushë (FOTO)

161

Kur flitet për Milanin Silvio Berlusconi nuk njeh diplomaci. ‘Kavalieri’ ishte prezent në ‘San Siro’ në ndeshjen mes Milanit dhe Lacios (1-1).

Para fillimit të takimit, ai zbriti në fushë bashkë me kandidatin për kryetar bashkie të Milanos, Stefano Parisi.

Berluskoni nuk shfaqi simpati për Mihajlovic-in dhe mënyrën se si ai po e drejton Milanin.

I pyetur para ndeshjes se “çfarë Milani prisni?”, ai iu përgjigj se: Pres që të luajë pak më mirë…

214845961-67b779be-ea85-408f-82a2-a31b84ae51d6

Gazetari: Milani i Mihajlovic-it nuk ju bind?

Berlusconi: Më falni, po ju prej sa kohësh shihni futboll?

Gazetari: Ah, që nga koha e Schiaffino si ju…

Berlusconi: Dhe atëherë, çfarë pyetje më bëni?

/Panorama Sport/