Berlusconi e do Brocchin, Galliani preferon Lippin

123

Trajneri aktual i Milanit, Sinisa Mihajlovic është nën presion dhe një rezultat i dobët kundër Juventusit mund t’i jepte fund aventurës së tij te “Rossonerët”.

Kësisoj, sot pas funeralit të Cesare Maldinit, presidenti i “kuqezinjve”, Silvio Berlusconi dhe Adriano Galliani ftuan për drekë Arrigo Sacchin për t’i këshilluar se kush mund të ishte trajneri i radhës i duhur për Milanin.

“Corriere dello Sport” shkruan se Berlusconi dëshiron në krye te skuadrës Brocchin për të zëvendësuar Mihajlovic, ndërsa Galliani është i prirur për Lippin, transmeton Gazeta Sheshi.

Sacchi ka dhënë mendimin e tij, të cilin nuk e ka zbuluar pas këtij takimi, por mendohet të ketë qenë ish-trajneri i Italisë, Lippi.