Berisha te gjiganti evropian, reagon Prishtina

251

Kampioni i Kosovës në basketboll, Sigal Prishtina, ka falënderuar yllin Dardan Berisha pas largimit të tij nga klubi drejt gjigantit, Fenerbahce.

Pak orë pas njoftimit nga Berisha se ka vendosur të largohet nga kampioni i Ligës Ballkanike, klubi prishtinas ka falënderuar lojtarin për kontributin dhe ka njoftuar se Berisha do të vazhdojë karrierën jashtë vendit.

“FALEMINDERIT DARDAN!

Dardan Berisha nuk do të jetë pjesë e KB SIGAL Prishtina. Ai është larguar nga kryeqyteti për të vazhduar karrierën e tij jashtë vendit.

Kryesia e klubit falënderon Dardanin për punën profesionale, angazhimin dhe kontributin e tij madhor në sukseset e Prishtinës!

Berisha do të jetë pjesë e përhershme e familjes Prishtina dhe dyert e klubit tone janë gjithmonë të hapura për të!

Suksese ne të ardhmen Dardan, gjithmonë do të kesh përkrahjen tonë”, thuhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.