Berisha për Zhegrovën: Është talenti më i madh që ka Kosova, por duhet të ndryshojë në mendime!

297

Bernard Berisha ka thënë se Edon Zhegrova është talenti më i madh i futbollit që ai ka parë te Përfaqësuesja e Kosovës.

Të premten mbrëma, Bernard Berisha ka qenë i ftuar në emisionin “Euro Kampionët”, ku mes tjerash ka folur edhe për ndikimin e komenteve në rrjetet sociale te lojtarët.

Ai ka thënë se të gjithë futbollistët te Kosova janë të varur nga rrjetet sociale, teksa tha se te disa prej tyre po ndikojnë keq komentet negative.

“Të gjithë janë të varur prej rrjeteve sociale. Unë mendoj që nuk ndikojnë mirë, sepse ka mendime të ndryshme. Dikush mundet të jep një koment pozitiv, kurse dikush negativ”.

“E, nuk e di sa është i përgatitur lojtari ose personi për me kuptu se çka ka thënë ai [komentuesi]. Mendoj që te Kombëtarja jonë ka lojtarë që ndikohen edhe nga komentet negative”.

“Po e them publikisht, për Edon Zhegrovën mendoj që e ka talentin ma të madh që e kam parë ndonjëherë në Kombëtaren e Kosovës, vetëm që duhet të punohet me të. Duhet të rri më pak në rrjete sociale dhe të ndryshojë në mendime, sepse është shumë i ri dhe nuk duhet me mendu aq shpejt që ka arrit”, ka deklaruar anëtari i Akhmat Groznyt.