Berisha: Merituam fitoren, të dielën e kërkojmë finalen

160

Dardan Berisha ka qenë njëri nga lojtarët më të mirë në fitoren e Pejës ndaj Ponte Prizrenit, shkruan Gazetasheshi.com.

Pejanët i mposhtën prizrenasit me shifra të thella prej 108:85, ndërsa Berisha në këtë takim ka kontribuar me 22 pikë e 8 asistime.

“E kemi shfrytëzuar mirë terrenin vendës, por edhe pse kemi fituar me thellë nuk do të thotë asgjë. Ne kemi fituar me meritë, ndërsa për neve është me rëndësi që kemi fituar. Tani duhet të fokusohemi në lojën tjetër”.

“Nëse humbim, nuk kemi bërë asgjë sot. Kemi bërë hap të mirë drejt finales. Të dielën duhet ta fitojmë duelin tjetër e të shkojmë tutje”, ka thënë Berisha.

Peja tani është në avantazh pasi ka dy fitore, kundrejt një te Ponte Prizrenit. Skuadra pejane edhe në takimin e katërt ka përparësi, pasi luajn sërish në shtëpi dhe me një fitore eventuale kalojnë në finale.

Dueli i katërt ndërmjet këtyre dy skuadrave zhvillohen ditën e diele.

/GazetaSheshi/