“Bëra gabim që nënshkrova me Benitezin”

163

Real Madridi nuk është skuadra e vetme që ka kujtime të hidhura me Rafael Benitezin. Massimo Morati, ish-presidenti i skuadrës italiane Inter i ka rënë pishman që pati nënshkruar me Benitezin në periudhën më të ëmbël të historisë së tyre, përcjellë lajmin Gazeta Sheshi.

1461148201_386767_1461148321_noticia_grande
“Ishte një gabim i rëndë që nënshkrova me Benitezin. Ai është një profesionist i madh, mirëpo ka diferencë të lartë në komunikim dhe stërvitje. Nuk punoi për ti bërë gjërat më të thjeshta dhe ne u kthyem sërish në pikën zero”, deklaroi Morati.

Benitez kishte ardhur në skuadrën italiane për të zëvendësuar Jose Mourinhon i cili iku pas një suksesi historik, duke fituar Ligën e Kampionëve, titullin dhe kupën e Italisë. Mirëpo, tekniku spanjoll kishte shkatërruar gjithçka brenda pak muajsh, duke humbur Superkupën e Europës dhe duke varguar një mal rezultatesh negative në Champions dhe kampionatin italian. Më pas ai i shkarkua dhe në vend të tij erdhi Leonardo.

/Gazeta Sheshi/