Benzema lë pas lëndimin, ja kur do të jetë i gatshëm për Real Madridin

151

Lojtari kryesor i Real Madrid, Karim Benzema, është lënduar dhe kësisoj ka munguar në dy ndeshjet e fundit që ata kanë zhvilluar.

Benzema mungoi edhe në paraqitjen e Los Blancos në Ligën e Kampionëve, ku fituan me shumë vështirësi me rezultat minimal 1-0.

Francezi ka shënuar 17 gola në të gjitha garat për klubin madrilien këtë edicion dhe po rikuperohet nga lëndimi.

Megjithatë, ai nuk do të rikthehet në fundjavë për sfidën ndaj Valladolid, mirëpo do të jetë i gatshëm për derbin e qytetit kundër Atletico Madrid.

Gjatë dy sezoneve të fundit të Benzema, ai ka shënuar 57 gola dhe është një nga lojtarët më të mirë në botë