“Benitez, nesër do të shkarkojnë”

197

Rafael Benitez e ka nisur me humbje aventurën tek skuadra e re Newcastle United. Përballë befasisë së këtij edicioni Leicester City, tekniku spanjoll u befasua edhe nga tifozët e pranishëm të cilët kënduan kundër tij, transmeton Gazeta Sheshi.

“Do të shkarkojnë nesër, po nesër”, ishin fjalët e tifozëve në King Power Stadium, derisa Benitez po shijonte rikthimin e tij në Ligën Premier, megjithëse jo gjithçka shkoj ashtu siç e kishte paramenduar.

/Gazeta Sheshi/