Behrami pas çdo stërvitje pi “çaj rusi”

159

Valon Behrami është një adhurues i madh i ushqimit tradicional kosovar. Edhe pse luan në Angli te skuadra e Watfordit, Behrami herë pas herë konsumon ushqim tradicional dhe e shoqëron me të ashtuquajturin çaj rusi, siç njihet në popull.

Kështu i ka thënë Gazetës Sheshi babai i lojtarit, Ragipi.

“Kur jemi bashkë me Valonin gjithmonë pimë çaj rusi. Valoni pinë edhe kur është vet, por kur jemi bashkë nuk e lëmë ndër katër”, theksoi Ragip Behrami. i cili ndodhet në Kosovë.

“Valoni më së shumti e përdorë çajin pas stërvitjeve”.

Valon Behrami aktualisht jeton në Angli meqenëse luan në elitën e futbollit të këtij vendi, por shtëpia e tij e përhershme dhe tejet lukzose është në Zvicër.

Behrami ka kontratë edhe dy vite me ekipin anglez dhe po ndihet shumë mirë, andaj nuk e ka ndërmend të lëvizë. Ai e përfaqëson Zvicrën.  kkkk