Behgjet Pacolli thërret Thaçin të tërhiqet

160

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, permes nje postimi ne Facebook, i ka bërë thirrje Thaçit që të tërhiqet nga kandidatura për president, nderkaq Mustafës i ka kërkuar që të shkojë të presidentja Jahjaga për të caktuar datën e zgjedhjeve të ardhshme.
E nga liderët opozitar Ymeri, Haradinaj e Limaj ka kërkuar që të distancohen nga dhuna nëse Mustafa e Thaçi do të vepronin kështu.

Ky është postimi i plotë i Pacollit:

“Po frigohem shumë që po eskalon situata dhe qytetarët janë ata që do të paguajnë. Nëse jeni burra, nëse e doni Kosovën dhe popullin e saj, veproni;

  1. A) Hashim, tërhiqu sonte nga kandidatura dhe jepi shanse proceseve demokratike, që presidenti të zgjidhet nga qytetarët. Këtë veprim tëndin nuk do ta harrojë historia.
  2. B) Isë, kontaktoje presidenten dhe akordohu për zgjedhjet e parakohshme. Atë minimale që ka mbetur ende, mundesh me e kthy në favor tëndin dhe të LDK-së.
  3. C) Albin, Ramush e Fatmir; nëse Hashimi dhe Isa veprojnë, si më lart, ju lutem të respektoni veprimin e tyre dhe distancohuni nga çdo lloj dhune.

Kjo është zgjidhja civilizuese që meriton Kosova tani. Kjo zgjidhje do të mbështetet nga miqtë tanë perëndimorë”.