Begolli: Prishtina me plotë meritë në vendin e parë

341

Ka përfunduar edhe xhiroja e 32-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Gazetasheshi.com

Prishtina ka fituar ndaj Llapit në stadiumin “Zahir Pajaziti” në ndeshjen e xhiros së 32’të të Superligës së Kosovës në futboll.

Ekipi i Zekrija Ramadanit ka mposhtur Llapin me rezultatin 1-3.

Gauthier Mankenda, Leotrim Bekteshi dhe Otto John shënuan për Prishtinën, ndërsa Adonis Aliu realizoi golin e vetëm për Llapin.

Analisti i futbollit, Granit Begolli, ka vlerësuar se Prishtina është me plotë meritë në vendin e parë në tabelë.

“Kur ekipi i Prishtines ishte minus 14 pikë shumica nuk e llogaritnin Prishtinën për titull. Kthesa e madhe e Prishtinës ishte tek ndeshja me Drenicën në sezonin vjeshtor. Mendoj që Prishtina me plotë meritë është në vendin e parë, duke e shtuar se ka edhe orarin e favorshëm”, tha Begolli në emisionin “Ekipi A”.

/Gazeta Sheshi/