Begolli: Presidenti i Gjilani me zemër të madhe, i durueshëm sikurse ta drejtonte një skuadër të Premierligës

1399

Kanë përfunduar edhe dy ndeshje në kuadër të xhiros së 22-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Gazetasheshi.com

Llapi e ka fituar derbin e kësaj jave duke e mposhtur Ballkanin minimalisht 1-0. Kurse,  në ndeshjen tjetër kampionia ne fuqi, Drita, e ka mposhtur Besën e Pejës me rezultatin 3-1.

Kurse, ditën e nesërme (e hënë) zhvillohen edhe dy ndeshjet e fundit të kësaj xhiroje.

Interesant pritet të jetë në Skenderaj ku do të ballafaqohen Drenica dhe Gjilani.

Analisti Granit Begolli e ka komentuar ecurinë e Gjilanit, duke thënë se presidenti Florim Zuka ka “duruar” shumë.

“Presidenti i Gjilanit kish pasur zemër të madhe, ish njeri i durueshëm sikur ta drejtojë një skuadër në Premierligë”, ka thënë Begolli në “ATV”.

“Me gjithë ato investime me qenë këtu është keq. Edhe nga Feronikeli kam pritur më shumë”, tregoi ai. 

/Gazeta Sheshi/