Begolli: Dënimi i Remzi Ejupit nuk krahasohet me dënimet e fundit që janë dhënë nga Komisioni Disiplinor

278

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës i ka shqiptuar disa dënime ditën e djeshme.

Në mesin e tyre dënime kanë pranur edhe disa figura të larta të klubeve nga Superliga e Kosovës në futboll.

Presidenti i Trepçës ’89, Abedin Zeka, si dhe trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, u dënuan me nga 500 euro për deklarimet e tyre në televizionet kosovare.

Ka pasur menjëherë reagime të mëdha në lidhje me këto vendime, ku disa nga to vlerësuan se po tentohet të zhduket zëri kritik ndaj Federatës.

Njohësi i futbollit kosovar, Granit Begolli tha se këto dënime nuk janë duhura dhe se janë vetëm sa për mbulesë.

Unë mendoj që këto dënime me shuma parash nuk janë te duhura për shkak se derisa ata paguajnë rroga mujore në shuma shumë të mëdha, këto denime janë vetëm sa për të thënë që është denu dikush. Ne e kemi rastin ku presidenti i Prishtinës, Remzi Ejupi është dënu me 1 vit pezullim, ndërsa rastet e fundit janë dënu me shuma parash të cilat nuk paraqesin problem për “bossat” e klubeve” tha fillimisht Begolli për GazetaBlic Sport.

Më pas ai komentoi edhe vendimet e këtij Komisioni, si dhe u pyet edhe në lidhje me reagimin ndaj ofendimeve që erdhen nga presidenti i Ballkanit ndaj gjyqtarëve të ndeshjes.

Se a po zbatohen për të gjithë ngjajshëm këto dënime nuk e di me siguri, sepse kjo varet se çka paraqitet nepër komisione, por me sa e di presidenti i Ballkanit nuk ka pasur më herët probleme te kësaj natyre, e nese është hera e parë atëherë është falur. Normalisht ka njerëz në stadiume që përsërisin gabimet e tyre, por nuk ndëshkohen dhe dikush që është më i zhurmshëm ndaj dukurive që ndodhin në futboll dënimet janë të menjëhershme” përfundoi Begolli.