Befason Mourinho, nuk llogarit në yllin e skuadrës

283

Ardhja e Jose Mourinhos në krye të Manchester Unitedit e ka bërë të paqartë të ardhmen e mesfushorit spanjoll, Juan Mata.

Spanjolli duhet të kërkojë një skuadër të re, pasi nuk është në planet e portugezit, shkruan Fichajes.net.

Tashmë janë disa skuadra që po e kërkojnë Matan, në mesin e të cilave ka hyrë edhe ajo Italiane, Inter, pasi lojtari pëlqehet nga trajneri Roberto Mancini.

Kujtojmë se Mata ka kontratë me Unitedin deri në vitin 2018, ndërsa mund të transferohet për një shifër prej 35 milionë euro.