Befason Besiktas, dëshiron katër yje të Premier Ligës

203

Kampioni turk dëshiron të afrojë në radhët e veta katër yje nga futbolli anglez.

Kryetari i Besiktasit, Fikret Orman është në Angli për të mbajtur bisedime me skuadrat gjigante angleze për disa nga yjet e tyre.

Sipas revistës sportive turke Fanatik, Orman është duke mbajtur bisedime me Chelsean, Manchester Unitedit dhe Manchester City.

Preferencat e kryetarit të klubit turk janë përforcimi i skuadrës me dy sulmues, një mesfushor dhe një qendër mbrojtës, transmeton Telegrafi.

Nga Chelsea kërkon shërbimet e Loic Remy, Bastian Schweinsteiger nga United, ndërsa nga City dëshiron shërbimet e Wilfried Bony dhe Vincent Kompany.