Befasia e radhës nga Gatusso

352

Para pak javësh u duk se gjithçka u zgjidh dhe Gennaro Gattuso vendosi të qëndronte te Pisa, klub ku në fakt ka pasur shumë probleme gjatë sezonit të shkuar dhe ishte në luftë të vazhdueshme me presidentin e klubit, edhe pse e mbylli me sukses misionin, duke e ngjitur skuadrën toskane në Serinë B italiane.

Konfirmimi i Gattusos dhe zgjidhja e problemeve në pamje të parë bënë që të afroheshin edhe disa lojtarë cilësorë dhe të rinovonin emrat kryesorë, si sulmuesi shqiptar Edgar Çani, i lidhur ngushtë me trajnerin.

Megjithatë, sot ka ardhur vendimi i bujshëm: Gatusso ka dhënë dorëheqjen dhe tashmë nuk do të ketë më kthim pas.

“Si pasojë e problemeve të reja dhe të papranueshme brenda klubit, probleme që vijojnë prej muajsh, si dhe për shkak të respektit që kam për qytetin dhe tifozerinë e Pisës, jam dorëheqjen e pakthyeshme nga drejtimi i Pisës, së bashku me stafin tim. Një zgjedhje e dhimbshme, por e nevojshme, pasi nuk ekzistojnë as kushte më minimale për të vazhduar punën. Është kaluar çdo kufi dhe nuk mund të punohet duke pritur çdo ditë se ç’do të ndodhë me një klub të përçarë dhe ku nuk ka asnjë programim për të ardhmen”, thuhet ndër të tjera në komunikatën për mediat lëshuar nga Gatusso.