Beckham penzionisti më i paguar

181

Revista prestigjioze “Forbes” ka përpiluar një klasifikim me sportistët pensionistë më të pasur. Kjo revistë është bazuar te të ardhurat e ish-sportistëve të siguruara nga pagat, kontratat e sponsorizimit apo akordet me shtëpitë botuese për publikimin e autobiografive të tyre.

Për të tretin vit radhazi ai që mban vendin e parë në këtë renditje te veçante është legjenda e basketbollit botëror, Michael Jordan.

Sipas “Forbes”, Jordan vitin e kaluar përfitoi plot 110 milionë dollarë, shifër kjo që është gati dy herë më e lartë se ajo e përfituar nga David Beckham. Ish-kapiteni i përfaqësueses angleze ndodhet në vendin e dytë me 65 milionë dollarë të përfituara.

Në listën e ish-sportistëve më të paguar përfshihen edhe Arnold Palmer që është i treti me 40 milionë dollarë apo edhe emra të tjerë të sportit të basketbollit si Shaquille O’Neal e Ervin “Magic” Johnson.