Beckenbauer: Vë bast për 1-1

127

Dy klube gjermane mbeten në garë për dy kurorat e Europës.

Përveç Bayernit të Mynihut, edhe Borusia e Dortmundit vazhdojnë ëndrrën e tyre për t’u kurorëzuar kampione në Ligën e Kampioneve dhe Ligën e Europës.

Dhe Franc Beckenbauer, legjenda e futbollit gjerman dhe presidenti i nderit të Bayernit, beson se të dyja skuadrat do ta kalojnë turin e çerekfinaleve. Bayerni duhet të mbrojë avantazhin 1-0 sot në Lisbonë dhe pavarësisht se Kajzeri parashikon se kampionët e Gjermanisë nuk do të fitojnë, ata nuk do të kenë asnjë problem për t’u kualifikuar, madje ai vë bast edhe për rezultatin në “Estadio Da Luz”: “Unë vë bast për një barazim 1-1.

Bajerni do ta shënojë një gol në Lisbonë dhe do të kualifikohet në gjysmëfinale pas fitores 1-0 në Mynih”. Por çfarë e bën kaq optimist 70-vjeçarin? “Jam optimist sepse Riberi është rikthyer shumë shpejt në formën e tij të dikurshme”, thekson ai gjatë intervistës për “Bild”, transmeton Panorama Sport.

Por edhe sikur Bayerni të ndalej sot, opinioni i Bekenbauerit për trajnerin Guardiola nuk do të ndryshonte: “Ai do të fitojë 3 tituj kampionë radhazi. Ky është  trofeu më i rëndësishëm nga të gjithë për mua. Sepse kur je gjithë sezonin skuadra më e mirë, mund të ndodhë që të jesh në një ditë të keqe dhe mund të eliminohesh nga Champions-i”. Volfsburg+Dortmund Por Bekenbauer guxoi të pohonte se edhe Volfsburgu dhe Dortmundi do kualifikoheshin më tej.

Ai parashikoi përpara ndeshjes së mbrëmshme me Realin se spanjollët do të fitonin 2-1 dhe ai gol do t’u mjaftonte “ujqërve” për kualifikimin historik në gjysmëfinale, gjë që nuk ndodhi: “Reali do fitojë 2-1 dhe kjo i shkon për shtat Wolfsburgut”. Sa i përket Dortmundit, ai ka besim se skuadra e Tuhelit do ta kalojë pengesën në Ligën e Europës edhe pse bëhet fjalë për Liverpulin: “Në ‘Anfield’, AubameYang do të ketë më tepër hapësirë për kundërsulmet e tij të shpejta. Dortmundi do fitojë 1-0 dhe kështu të gjitha dëshirat e mia do bëheshin realitet”.