BBC – MSN, ndodh mrekullia

181
Treshja e Real Madridit, Bale – Benzema – Cristiano, është barazuar me gola në La Liga me Messin – Suarezin – Neymarin.

Para disa javësh, trio e Barcelonës e njohur si MSN,  kishte numër shumë më të madh të golave të shënuar në La Liga se sa BBC e Real Madridit.

Por pas fitores 1:5 të Los Blancos ndaj Getafes, ndeshje në të cilën Bale – Benzema dhe Ronaldo shënuan nga një herë, shifrat tashmë janë barazuar.

Që të dy treshet sulmuese i kanë nga 69 gola së bashku në La Liga, por MSN e kanë një ndeshje më pak, të cilën e zhvillojnë sonte ndaj Valencias.