Bayerni oferton kapitenin e rivalit

143

Trajneri i ri i Bayern Munichut, Carlo Ancelotti ka vetëm një dëshirë për transferime dhe ai dëshiron mbrojtësin e Borussia Dortmundit, Mats Hummels.

Bild shkruan se, Bayern tashmë ka nisur kontaktet me drejtuesit e Dortmundit dhe ka bërë ofertën e parë prej 30 milionë eurosh.

Ende nuk dihet nëse Dortmund do ta pranojë, por sipas të përditshmes gjermane, Hummels nga edicioni i ardhshëm do të veshë fanellën e gjigantit bavarez.