Bayerni në finale të Kupës (Video)

158

Në një Alianz Arena të stërmbushur me 75 mije tifozë, Bayern nuk është lodhur shumë që të kalojë në finale.

Skuadra e Pep Guardiolas fitoi 2-0 në një ndeshje ku shkëlqeu Thomas Muller duke shënuar dy herë.

Thomas Muller shënoi në pjesën e parë pas një asistimi të Xabi Alonsos në minutën e 30.

Gjermani shënoi edhe një herë në pjesën e dytë, kësaj radhe nga pika e bardhë në minutën e 71-të.

Bayern tanimi pret për finale fituesin e çiftit Hertha Berlin – Borussia Dortmund.