Bayerni e “prek” titullin

179
Bayern Munich ka shënuar fitore ndaj Hertha Berlinit në udhëtim me rezultat 0:2.

Bayerni është një fitore larg mbrojtjes së titullit në Bundesligë.

Bavarezët e mposhtën Hertha Berlinin në udhëtim 0:2, me golat e shënuar nga Vidal dhe Costa.

Fitore ka shënuar edhe Borussia Dortmund, që e mposhti 0:3 Sttutgartin.

Bayerni kryeson me 81 pikë kur kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund, shtatë pikë para Dortmundit.