Bayern shkatërron Werder Bremen

140

Verder Bremeni rezultoi një kundërshtar i lehtë për Bayernin e Mynihut në javën e 26 të Bundesligës. Bavarezët fituan 5-0 në “Allianz Arena” në një sfidë që nuk pati shumë histori. Kingsley Coman bëri një punë të shkëlqyer në krahun e djathtë me tre asiste për gol, fillimisht për Tiago Alcanataran në nimutën e 9-të, me spanjollin që goditi me shpejtësi duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit Wiedwald.

19-vjecari francez depërtoi deri në vijën fundore në minutën e 31-të dhe pasoi për Thomas Muller, që kur i jepet rasti për të shënuar, nuk gabon.

Në të 65-tën ishte sërish Muller që i coi shifrat në 3-0, ndërsa në të 86-ën Leënaëoski përfitoi nga një një kthim i gabuar i topit nga mbrojtja për golin e 4-0.

Por Bayerni nuk u mjaftua me kaq. Në minutën e fundit Alcantara realizoi golin e dytë personal të mbrëmjes, sërish i asistuar nga Coman.

/Super Sport/