Bayern Munich e konfirmon largimin e Martinezit

125

Pas nëntë viteve se bashku, FC Bayern Munich ka konfirmuar që Javi Martinez do largohet në fund të sezonit.

Klubi dhe lojtari kanë arritur marrëveshje që të mos e vazhdojnë kontratën pas 30 qershorit.

Këtë e ka konfirmuar Bayerni përmes një komunikate zyrtare:

“FC Bayern dhe Javi Martinez i thonë mirë u pafshim pas nëntë viteve të suksesshme se bashku dhe faleminderit nga zemra”.

“Klubi dhe lojtari kanë arritur marrëveshje të mos e vazhdojnë kontratën pas 30 qershorit”, shkruhet në komunikatë.

32-vjeçari ka fituar Superkupën e UEFA-së, dy herë Kupën e Botës për klube, Kupën e Gjermanisë pesë herë dhe Superkupën e Gjermanisë katër herë, nëntë herë Bundesligan dhe dy herë Ligën e Kampionëve.