Bayern mbetet pa yllin kryesor në skuadër

142

Robben mund t’i thotë lamtumirë që tani këtij sezoni. Si pas televizionit të njohur gjerman “Sport1”, mesfushori holandez do ta ketë gati të pamundur riaftësimin në kohë përpara fundit të sezonit.

Gjithsesi ka ende shpresa fare të vakëta se ai mund t’ia dalë, të paktën për finale e Ligës së Kampioneve nëse Bayerni do të arrijë deri në Milano.

Ndërkaq dhe vetë Roben ka konfirmuar se riaftësimi i tij nuk po shkon sipas planeve dhe vështirë se mund të rikthehet në fund të sezonit.