Bayern dhe Dortmund lënë “peng” titullin

162

Borussia Dortmund dhe Bayern, kanë firmosur paqen në derbin e javës në kampionatin gjerman të futbollit, duke luajtur pa gola, (0-0), transmeton Gazeta Sheshi.

Dy skuadrat patën raste të shumta mirëpo, që nuk arritën asnjëherë të realizonin në portat rrespektive.

Vendasit patën mundësinë më të mirë përmes këmbëshpejtit Aubameyang, mirëpo triumfues në duel me afrikanin doli të jetë gardiani gjerman Manuel Neuer që pret goditjen e tij.

Ndërkohë, mundësi të mirë shënimi patën edhe miqtë përmes Douglas Costas, i cili gjuan drejt në duart e portierit vendas Roman Buerki.

Kështu, Bayern vazhdon të kryesojë kampionatin me 63 pikë, pesë më shumë se Dortmund që e ndjek në vendin e dytë.