Baxhuku: Me ndihmën e Intelektualëve ndalim pikët në Gjilan

665

Drita përballet në fundjavë ndaj skuadrës së Drenicës, të cilën e kishte mposhtur javën shkuar në kuadër të çerekfinales së DigitAlb Kup. Mirëpo, dueli i rradhës është një betejë tjetër për bardhekaltërit në luftë për ti ikur sa më shpejtë pozitës së barazhit dhe me ndihmën e tifozëve të tyre të flakt kjo gjë ndoshta edhe do arrihet, njofton Gazeta Sheshi.

Durim Baxhuku, futbollist i skuadrës së Dritës, që këtë fillim sezonë ka patur paraqitje mjaft stabile e konsideron si tejet të rëndësishme përballjen e së dielës, megjithëse beson se pikët e plota do mbeten në Gjilan.

“Përgatitjet për ndeshjen ndaj Drenicës janë duke shkuar mjaft mirë. Jemi në fazën finale të përgatitjeve, në mënyrë që të paraqitemi sa më mirë në këtë ndeshje e cila është mjaft e rëndësishme si për ne, po ashtu edhe për Drenicën.
Si në çdo përballje edhe ndaj Drenicës synojmë fitoren dhe besoj se me angazhim maksimal dhe me ndihmën e tifozëve të zjarrtë Intelektualët, pikët e plota do i ndalim në Gjilan”, theksoi Baxhuku.

12900142_1250782908284897_1922387803_n
Sa i përket formës personale, mbrojtësi i krahut të djathtë është i kënaqur me paraqitjet e tij, megjithëse gjithnjë ka vend për përmisime.

“Forma ime personale momentalisht është stabile, por gjithnjë ka vend për përmirsime, sepse nëse e ndjen veten të kenaqur atëherë do të rrish gjithmon në një nivel”, përfundoi Baxhuku.

/Gazeta Sheshi/