Batha bëhet me skuadër të re

657

Tashmë është zyrtare, Idriz Batha është lojtari i ri i skuadrës rumune të UTA Arad.

Mesfushori 29-vjeçar është lojtari i ri i skuadrës së UTA Arad e cila militon në Superligën e Rumanisë.

Skuadra rumune e mbylli këtë sezon kampionatin në vendin e 10-të dhe me blerjen e Idriz Bathës duke parë karakteristikat e vetë lojtarit do të ketë një vlerë të shtuar në mesfushën e saj.

Kjo është aventura e parë që Batha ka jashtë vendit, dhe më parë ka mbajtur veshur fanellat e Partizanit, Teutës, Besës dhe Flamurtarit.

Me Tiranën në këtë sezon 29-vjeçari është aktivizuar në total në të gjitha kompeticionet në 35 ndeshje nga ku ka realizuar 9 gola dhe ka dhuruar 2 asiste.